Tifozë na ktheni fanellat, ndeshja s'ka mbaruar

Ndeshja ishte 4-4 dhe dy futbollistët e Arsenal, Giroud dhe Coquelin kujtuan se gjithçka mori fund falë golave në fushë kundërshtare dhe ua dhuruan fanellat e tyre tifozëve në shenjë triumfi. Por ndeshja duhet të shkonte drejt minutave shtesë për të gjetur edhe fituesin mes Reading apo "Topçinjëve". Por sapo morën vesh lajmin se ndeshja vijon atëherë u rikthyen nga tifozët për të rimarrë fanellat. Edhe tifozët u treguan shumë të sjellshëm duke i kthyer pas dhuratat që sapo kishin marrë.