Edhe pse për femrat ekziston një mendim i përgjithshëm se janë ‘kopje e keqe’ e kolegëve meshkuj, disa veprime të tyre përcillen në portale të ndryshme e madje komentohen edhe si më të bukura se ato të gjinisë së kundërt.
Në fakt, shënimi i një goli nga goditja e lirë prej më larg se 30 metra do të ishte motiv krenarie për cilindo futbollist e aq më tepër për një futbolliste.
Në stilin e të famshmit Roberto Carlos, shënoi reprezentuesja holandeze Sherida Spitse në duelin mes Holandës dhe Francës.