Shikojeni eurogolin e Elis Bakajt (Video)

Futbollisti shqiptar që luan në kampionatin ukrainas, Elis Bakaj ka shënuar njërin nga golat më të bukur në Evropë këtë fundjavë. Sulmuesi i skuadrës Chernomorets, Bakaj ka realizuar golin e fitores ndaj skuadrës Tavriya. Goli i tij është vlerësuar në media të ndryshme evropiane si një nga më të bukurit e kësaj jave. Çdo fjalë është e tepërt, më së miri shikojeni videon e shënimit të tij dhe binduni se bëhet fjalë për një magji që rrallë herë shihet në fushat e futbollit.