Futbollisti shqiptar që luan në kampionatin ukrainas, Elis Bakaj ka shënuar njërin nga golat më të bukur në Evropë këtë fundjavë.
Sulmuesi i skuadrës Chernomorets, Bakaj ka realizuar golin e fitores ndaj skuadrës Tavriya. Goli i tij është vlerësuar në media të ndryshme evropiane si një nga më të bukurit e kësaj jave.
Çdo fjalë është e tepërt, më së miri shikojeni videon e shënimit të tij dhe binduni se bëhet fjalë për një magji që rrallë herë shihet në fushat e futbollit.
allinone
Beckham: Goli i Suarezit ishte i mahnitshëm!(Video)
Ish lojtari i Manchester Utd, David Beckham, ka lavdëruar sulmuesin e Liverpulit, Luis Suarez për “goln e jashtëzakonshme” të tij kundër Newcastle të dielën. “Ishte e jashtëzakonshme të shënosh një gol të tillë.Mënyra se si e pranoi topin dhe gjithçka që bëri ishte e mrekullushme”, deklaroi Beckham. “Unë jam tifozë i Manchester Utd dhe nuk do të doja të flisja për lojtarët e Liverpulit, por ti lëmë me një anë shakatë, prekja e tij e parë e topit ishte e pabesushme, prekja tij e dytë ishte edhe më e bukur ndërsa finishi ishte i mahnitshëm.”
Raul Gonzales, edhe 1 gol të bukur (Video)
Legjenda e Real Madridit, ish sulmuesi Raul Gonzales ka shënuar edhe një gol për skuadrën nga Katari, Al Saad.
Raul ka shënuar gol nga një pozitë që nuk është shumë i njohur për gola.
Në ndeshjen ndaj skuadrës Al Ryan, Raul realizoi mjeshtërisht nga gjuajtja e lirë. Ky është goli i 6 për Raul, pas tetë ndeshjeve të para te Al Saad.
Pritja e javës (Video)
Portieri belg i skuadrës angleze Sunderland, Simon Mignolet ka bërë një ndërhyrja sa të guximshme, aq edhe të rrezikshme për portën e tij.
Në ndeshjen ndaj Sunderland, Mignolet e largoi ngë top nga porta në gërshërë në rolin e një qendërmbrojtësi por që ishte shtylla ajo që e shpëtoi nga pranimi i golit pasi që lojtarët kundërshtarë e shfrytëzuan veprimin e tij.
Tifozë na ktheni fanellat, ndeshja s'ka mbaruar
Ndeshja ishte 4-4 dhe dy futbollistët e Arsenal, Giroud dhe Coquelin kujtuan se gjithçka mori fund falë golave në fushë kundërshtare dhe ua dhuruan fanellat e tyre tifozëve në shenjë triumfi.
Por ndeshja duhet të shkonte drejt minutave shtesë për të gjetur edhe fituesin mes Reading apo "Topçinjëve".
Por sapo morën vesh lajmin se ndeshja vijon atëherë u rikthyen nga tifozët për të rimarrë fanellat.
Edhe tifozët u treguan shumë të sjellshëm duke i kthyer pas dhuratat që sapo kishin marrë.
Edhe femrat kanë një ‘Roberto Carlos’(Video)
Edhe pse për femrat ekziston një mendim i përgjithshëm se janë ‘kopje e keqe’ e kolegëve meshkuj, disa veprime të tyre përcillen në portale të ndryshme e madje komentohen edhe si më të bukura se ato të gjinisë së kundërt. Në fakt, shënimi i një goli nga goditja e lirë prej më larg se 30 metra do të ishte motiv krenarie për cilindo futbollist e aq më tepër për një futbolliste. Në stilin e të famshmit Roberto Carlos, shënoi reprezentuesja holandeze Sherida Spitse në duelin mes Holandës dhe Francës.
Portieri shënon për titull, në sekondat e fundit (Video)
Finalja e kupës në Meksikë mes skuadrave Correcaminos-Dorados pati një fund dramatik.
Ishte portieri i skuadrës Dorados, meksikani Alfredo Frausto ai që shënoi golin vendimtar për fituesin e kupës, duke arritur të shënoi në skondat e fundit të ndeshjes për të dërguar skuadrat në vazhdime.
Pas 120minutash lojë, skuadrat shkuan në penallti ndërsa edhe këu Dorados triumfoi duke sjellur trofeun për skuadrën e tij.
Subscribe to:
Comments (Atom)






